Enhancing Enforcement under Brussels Ia, – EN2BRIa;

Titulli: Enhancing Enforcement under Brussels Ia, – EN2BRIa

Referenca: JUST 831598

Kohëzgjatja: 1.3.2019 – 28.2.2021

Programi: European Union Justice Programme 2014-2020

Objektivi kryesor i projektit është të hedhë dritë përmes mbledhjes së të dhënave relevante mbi kushtet përmes të cilave duhet të trajtohen marrëdhëniet midis Rregullores Nr 1215/2012 (Bruksel Ia) dhe instrumenteve të tjera të së drejtës së BE-së, me qëllim për të hetuar ndikimin që çështja e lartpërmendur prodhon në zbatimin efektiv të ligjit acquis të BE-së mbi bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe për zbatimin efektiv të vendimeve, në dritën e jurisprudencës së mbledhur, në përputhje me prioritetin e thirrjes.

Rezultatet e pritshme përfshijnë:

  • rritjen e kapaciteteve të praktikantëve për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe tregtare, sidomos sa i përket zbatimit;
  • rritja e ndërgjegjësimit, si në nivelin praktik ashtu edhe në atë institucional, lidhur me kompleksitetin e marrëdhënieve midis Rregullores së Brukselit Ia dhe instrumenteve të tjera të BE-së;
  • përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregulloreve në lidhje me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile përmes identifikimin e zgjidhjeve të mundshme për të lehtësuar kriticizmat e ekzaminuara.

Aktivitetet:

  • Mbledhja e të gjithë jurisprudencës relevante kombëtare dhe të GJEDNJ;
  • Analiza e çështjeve vendimtare që lidhen me ndërveprimin midis Rregullores së Brukselit dhe instrumenteve të tjera të së drejtës së BE-së;
  • Organizimi i Konferencës Ndërkombëtare Finale;
  • Organizimi i seminareve (Gjenova dhe Tirana);
  • Hartimi i një manuali;
  • Hartimin e rekomandimeve drejtuar institucioneve politike;
  • Hartimin e udhëzimeve drejtuar praktikuesve ligjorë;
  • Krijimi i faqes së internetit të projektit.

Lloji dhe numri i personave që përfitojnë nga projekti:

  • Akademia (100);
  • Gjyqtarët (10);
  • Avokatët (100);
  • Stafi gjyqësor (10);
  • Studentë (50);
  • Autoritetet kombëtare (10);
  • Bbiznes / kompani (15).

Qëllimi i zgjerimit të partneritetit në Universitetin e Tiranës ka të bëjë me përfshirjen e një Institucioni Kërkimor nga një shtet i tretë i interesuar për të hyrë në BE në aktivitetet kërkimore dhe shpërndarëse të kryera nga partnerët që i përkasin Shteteve Anëtare.

Partner kryesor: Universita degli studi di Genova

Partnerët:

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
  • Universitat de Valencia
  • Universite de Nice Sophia Antipolis

Website i projektit: http://www.dispo.unige.it/node/1042

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *