Fakulteti i Gjuhëve të Huaja - UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua  në Institut të Lartë Pedagogjik. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Në vitin 1960, u themelua Departamenti i Gjuhës Angleze (ish-katedra e Gjuhës Angleze). Fillimisht programi mësimor synonte kryesisht përgatitjen e mesuesve të ardhshëm të gjuhës angleze dhe gjuhës e letërsisë shqipe për shkollat e mesme dhe tetëvjeçare. Pesë vjet më vonë, në vitin 1965, u krijua Departamenti i Gjuhës Frënge.

Departamenti i Gjuhës Italiane u krijua në vitin 1984 me synimin për të përgatitur mësuesit e ardhshëm të gjuhës italiane si dhe për të përhapur dhe njohur kulturën dhe botëkuptimin italian.

Në shtator të vitit 1991, krijohet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Ky fakultet në përbërjen e tij kishte Katedrën e Gjuhës Ruse, Katedrën e Gjuhës Angleze, Katedrën e Gjuhës Frënge dhe Katedrën e Gjuhës Italiane. Në vitin 1992 fakultetit i shtohet Katedra e Gjuhës Gjermane. Në vitin 1995 krijohet Departameni i Gjuhëve Sllavo- Ballkanike, i cili në përbërjen e tij përfshiu Degën e Gjuhës Rusë, Degën e Gjuhës Turke (1996) dhe degën e Gjuhës Greke(1998). Në vitin 2008, fakultetit i shtohet edhe departamenti i Gjuhës Spanjolle.

Organizimi
Departamentet
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron programe  në të tre ciklet e studimit Bachelor, Master Profesional, Master i Shkencave, si dhe Doktoraturë.
 
Drejtuesit e Njësisë Kryesore dhe Bazë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (FGJH)
  • Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA,  Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
  • Prof. Asoc. Dr. Marsela Likaj, Zëvendësdekan për Ciklin e parë të studimeve 
  • Dr. Drita RIRA,  Zëvendësdekan për Ciklin e dytë të studimeve, marrëdhënieve ndërkombëtare
  • Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi, Zëvendësdekan për Ciklin e tretë të studimeve, kërkimin shkencor dhe inovacionin
  • Dr. Kristina Sheperi, Zëvendësdekan për Marrëdhëniet me Studentët, formimin e vazhduar dhe zhvillimin e qëndueshëm 
  • Prof. Asoc.Dr. Daniela Hasa,Departamenti i Gjuhës Angleze
  • Prof. Asoc.Dr. Alba Frashëri, Departamenti i Gjuhës Frënge
  • Prof. Asoc.Dr. Jonida Bushi, Departamenti i Gjuhës Gjermane
  • Prof. Asoc.Dr. Mirela Papa, Departamenti i Gjuhës Italiane
  • Prof. Asoc.Dr. Adriatik Derjaj, Departamenti të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike
  • Prof. Asoc.Dr. Sofia Delijorgji, Departamenti i Gjuhës Greke
  • Prof.Asoc.Dr. Flavia Kaba ( komandohet), Departamenti i Gjuhës Spanjolle

 

Arkiva: Drejtues FGJH (2020-2024 Gusht)

Organika me kohë të plotë e personelit akademik në FGJH (Kliko këtu)
Struktura Organizative e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (Kliko këtu)

 

Kontakt (Kliko këtu)
Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë.
Tel: +355 4 2452610
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e ka selinë e vet me zyra dhe auditorë në Rrugën e Elbasanit dhe ndan të njëjtën ndërtesë me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë