Fakulteti i Drejtësisë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1954, me emrin “Instituti i Lartë Juridik”. Pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë Juridik u përfshi në këtë Universitet, si një nga të shtatë fakultetet, me emrin “Fakulteti i Drejtësisë”.

Në vitin 1965, u riorganizua dhe u quajt “Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike”, ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Këto degë përgatitnin, përkatësisht, specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit dhe juristë për organet e drejtësisë dhe të administratës shtetërore.

Në vitin 1967, pranë këtij Fakulteti u çel edhe dega e gazetarisë, e cila përgatiste gazetarë për organet e shtypit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar.Në vitin 1991, dega e drejtësisë u nda nga ajo e filozofisë, e cila kishte zëvendësuar degën e shkencave politike. U krijuan kështu dy fakultete të veçanta, ndërsa dega e gazetarisë u transferua në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Aktualisht Fakulteti quhet “Fakulteti i Drejtësisë”.Deri në vitet ’70, kohëzgjatja e studimeve ishte katërvjeçare, ndërsa, më pas, ajo u reduktua në tre vjet studime, të ndjekura nga një vit praktikë mësimore pranë organeve të drejtësisë.Në vitet ’80, në këtë Fakultet u rikthye afati i studimeve katërvjeçare.

Pas viteve ’90, Fakulteti i Drejtësisë pësoi ndryshime të shumta.Përfshirja e nocioneve dhe e praktikave të reja të shtetit të së drejtës diktonte detyrimisht edhe reformimin e Fakultetit në aspektet akademike, shkencore, edukative dhe të kapaciteteve fizike. Duke filluar nga viti 1991, planet dhe programet mësimore u ndryshuan dhe u hartuan sipas modeleve perëndimore, gjithashtu Fakulteti është  riorganizuar dhe ristrukturuar në formë dhe përmbajtje sipas kërkesave të kohës.

Aktualisht, Fakulteti operon në bazë të programeve të reja mësimore, në përputhje me programet e shkollave perëndimore, bazuar në deklaratën e Bolonjës dhe të përshtatura ndaj kushteve konkrete të vendit tone, duke ofruar programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

Fakulteti ka bashkëpunimi me një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve apo për punësimin e tyre.Gjithashtu ofron facilitetet e duhura për përgatitjen e formimin e studentëve.

 
Organizimi
Departamentet:
Fakulteti i Drejtësisë ofron programe studimi në të treja ciklet si më poshtë vijon:
  • Një program studimitë integruar, “Master i Shkencave” në “Drejtësi”;
  • “Master i Shkencave”;
  • “Master Profesional”;
  • Programe studimi të ciklit të tretë: “Master Ekzekutiv”; si dhe “Doktoraturë”.
 
Drejtuesit e Njësisë Kryesore dhe Bazë të Fakultetit të Drejtësisë (FD)
  • Prof. Dr. Dorina HOXHA, Dekane
  • Prof. Asoc. Dr. Ela KËRKA,    Zv.Dekan  për programin e ciklit të tretë, titujt akademikë dhe kërkimin shkencor dhe projektet
  • Prof. Asoc.Dr. Jonad BARA,  Zv.Dekan për programin e ciklit të dytë “Master” dhe marrëdhëniet me studentët
  • Dr. Erjon MUHARREMAJ,   Zv.Dekan për programin e Integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”
  • Prof. Asoc.Dr. Iv RROKAJ, Departamenti i të Drejtës Penale
  • Prof. Dr. Kestrin KATRO, Departamenti i të Drejtës Civile
  • Prof. Asoc.Dr. Oriona MUÇOLLARI, Departamenti i të Drejtës Publike

 

 

Arkiva: Drejtues FD (2020-2024 Gusht)

Organika e personelit akademik me kohë të plotë Fakulteti i Drejtësisë (Kliko këtu)
Struktura Organizative e Fakultetit të Drejtësisë (Kliko këtu)
Kontakt (Kliko këtu)
Adresa:Rruga “Margarita Tutulani” pranë Sheshit “Wilson”.
Email: info@fdut.edu.al
Telefon: +355 4 2222537
WEB: http://fdut.edu.al/