Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua  në Institut të Lartë Pedagogjik. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Në vitin 1960, u themelua Departamenti i Gjuhës Angleze (ish-katedra e Gjuhës Angleze). Fillimisht programi mësimor synonte kryesisht përgatitjen e mesuesve të ardhshëm të gjuhës angleze dhe gjuhës e letërsisë shqipe për shkollat e mesme dhe tetëvjeçare. Pesë vjet më vonë, në vitin 1965, u krijua Departamenti i Gjuhës Frënge.

Departamenti i Gjuhës Italiane u krijua në vitin 1984 me synimin për të përgatitur mësuesit e ardhshëm të gjuhës italiane si dhe për të përhapur dhe njohur kulturën dhe botëkuptimin italian.

Në shtator të vitit 1991, krijohet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Ky fakultet në përbërjen e tij kishte Katedrën e Gjuhës Ruse, Katedrën e Gjuhës Angleze, Katedrën e Gjuhës Frënge dhe Katedrën e Gjuhës Italiane. Në vitin 1992 fakultetit i shtohet Katedra e Gjuhës Gjermane. Në vitin 1995 krijohet Departameni i Gjuhëve Sllavo- Ballkanike, i cili në përbërjen e tij përfshiu Degën e Gjuhës Rusë, Degën e Gjuhës Turke (1996) dhe degën e Gjuhës Greke(1998). Në vitin 2008, fakultetit i shtohet edhe departamenti i Gjuhës Spanjolle.

Organizimi

Departamentet

  • Departamenti i Gjuhës Angleze
  • Departamenti i Gjuhës Italiane
  • Departamenti i Gjuhës Frënge
  • Departamenti i Gjuhës Spanjolle
  • Departamenti i Gjuhës Gjermane
  • Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike

Fakulteti ofron programet Bachelor, Master i shkencave, dhe Doktoraturë.

Prof. Dr. Artur SULA,  Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Dr. Albana Coni (Shijaku), Zv.Dekan.

Dr. Rudina Vrioni, Zv.Dekan.

Dr. Alban Foçi, Zv.Dekan.

 

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë.

Kontakte:

Tel: +355 4 2452610

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e ka selinë e vet me zyra dhe auditorë në Rrugën e Elbasanit dhe ndan të njëjtën ndërtesë me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *