Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale, pjesë e Universitetit të Tiranës, daton në vitin 1992. Ai ishte rezultat i zhvillimeve që pasuan ndryshimet demokratike të shoqërisë shqiptare në fillimin e viteve ’90-të, kur doli si një imperativ i kohës përgatitja e profesionistëve në fushën e politikave dhe shërbimeve sociale, sociologjisë dhe psikologjisë, specialitete këto të munguara deri atëherë. Hapi i parë në këtë drejtim ishtë hapja në vitin 1992 e Fakultetit të Shkencave Sociale, falë një bashkëpunimi me Universitetin Grand Valley State i Miçiganit,  SHBA, me degën “Punë Sociale”.

Fakulteti një vit më vonë u shtua me degën e Filozofi-Sociologjisë e më pas me degët e tjera të shkencave sociale. Me kalimin e viteve, Fakulteti i Shkencave Sociale u rrit, si në cilësinë e stafit, ashtu edhe në larminë e specialistëve që ai diplomon. Kështu, në vitin 1996 u hap dega e Psikologjisë dhe në vitin 2000 u hap dega e Shkencave Politike. Në vitin 2009 u krijuan departamentet e veçanta të Sociologjisë, Filozofisë dhe Shkencave Politike. Fakulteti ka 5 departamente, si dhe 3,290 studentë në të gjitha ciklet e studimit gjatë vitit akademik 2017-2018.

Fakulteti i Shkencave Sociale gjatë veprimtarisë së tij ka mision parësor përmbushjen e tre detyrimeve themelore që janë:

  • Realizimi i procesit të mësimdhënies në auditor sipas standardeve bashkëkohore të zonës evropiane të arsimit të lartë.
  • Nxitjen dhe realizimin e kërkimit shkencor në ndihmë të zhvillimeve të politikave sociale dhe humane të shoqërisë shqiptare.
  • Nxitjen e mendimit kritik dhe krijues me qëllim zhvillimin e frymës së qytetarisë demokratike

Përmbushja e këtij misioni realizohet nëpërmjet arritjes së qëllimit kryesor të veprimtarisë së Fakultetit të Shkencave Sociale, që është përgatitja e specilistëve të rinj të fushave sociale me standard profesional, të aftë për t’u integruar në tregun evropian të shërbimeve sociale dhe humane.

Arritja e këtij qëllimi realizohet në Fakultetin e Shkencave Sociale nëpërmjet përmbushjes së objektivave të tij parësore, që janë:

  • Standarde të larta në procesin e mësimdhënies
  • Adoptimin e kërkimit shkencor si pjesë e punës së stafit akademik
  • Realizimin e studimeve me rëndësi kombëtare në disiplinat sociale dhe humane
  • Pjesëmarrjen në studime rajonale mbi hartimin e politikave sociale integruese me rajonin
  • Kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik nëpërmjet hapjes së programeve të reja të studimit në të gjitha ciklet e shkollimit universitar
  • Ofrimin e mundësive për një arsim të specialistëve në fushat sociale për gjatë gjithë jetës
  • Nxitjen e studimeve krahasuese dhe aplikative me ndikim mbi nxitjen e zhvillimeve ekonomike të vendit
  • Dhënien e kontributeve për rritjen e standardeve demokratike të shoqërisë shqiptare
  • Trajnimin me standarde bashkëkohore të studentëve në fushën e shkencave sociale dhe humane
  • Rritjen e pjesëmarrjes së studentëve të fushave sociale në programe kërkimi kombëtare dhe rajonale
  • Ndërmarrjen e punimeve shkencore teorike dhe aplikative me një numër të madh studentësh
  • Rritjen e peshës së kualifikimit shkencor pasuniversitar
  • Krijimin e një hapësire publike universitare që karakterizohet nga debati i lirë, serioz dhe me përkushtim ndaj të mirës publike.

Për realizimin e këtyre objektivave, Fakulteti i Shkencave Sociale ka një strategji afatgjatë të zhvillimit. Strategjia aftagjatë e Fakultetit të Shkencave Sociale, 2014-2020, fokusohet tek thellimi i mendimit kritik dhe konsolidimi dhe ekuivalentimi i programeve të studimit sipas kërkesave dhe standardeve evropiane. Kjo arrihet nëpërmjet:

  • Hapjes së një numri programesh të reja studimi në të gjitha ciklet e shkollimit në arsimin e lartë shqiptar;
  • Kualifikimit të vazhdueshëm të specialistëve në fushën sociale;
  • Konsolidimit të profesioneve të reja në fushën e shkencave sociale;
  • Zhvillimit të lëndëve që kultivojnë përdorimin kritik të intelektit.
Fakulteti, bazuar në sistemin e Bolonjës, ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Ai ka një staf të kualifikuar në disa prej universiteteve më të mira në SHBA dhe Evropë.
Fakulteti i Shkencave Sociale ka 5 departamente të cilat janë:
Oraganizimi
Departament:
  • Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
  • Departamenti i Sociologjisë
  • Departamenti i Filozofisë
  • Departamenti i Psikologji-Pedagogjisë
  • Departamenti i Shkencave Politike
Fakulteti ka partneritet me një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve apo për punësimin e tyre. Gjithashtu qendra e karrierës e vendosur në tri vitet e fundit synon të orientojë dhe lehtësojë kalinim e studentëve drejt tregut të punës. Fakulteti ofron edhe bibliotekën dhe mjediset e saj për studentët e programeve të tij.
Fakulteti i Shkencave Sociale ofron larmi të fushave studimore në nivel bachelor, në master i shkencave dhe profesionalë, si dhe nivel studimesh doktorale për thellime njohurish në punë kërkimore shkencore në fushat bazë studimore.
Prof. Dr. Edmond RAPTI,  Dekan.
Prof. Asoc. Dr. Rudina RAMA, Zv dekan për ciklin e parë të studimeve bachelor.
Dr. Ervin LAME, Zv.dekan për ciklin  e dytë të studimeve master si dhe ciklin e tretë të studimeve doktoratur.
 
Kontakt (Kliko këtu)
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta” Tiranë
Email: fshs.ut.info@gmail.com
Tel: +355 4 223036
WEB: https://fshs-ut.edu.al/
 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *