Fakulteti i Shkencave Sociale, pjesë e Universitetit të Tiranës, daton në vitin 1992. Ai ishte rezultat i zhvillimeve që pasuan ndryshimet demokratike të shoqërisë shqiptare në fillimin e viteve ’90-të, kur doli si një imperativ i kohës përgatitja e profesionistëve në fushën e politikave dhe shërbimeve sociale, sociologjisë dhe psikologjisë, specialitete këto të munguara deri atëherë. Hapi i parë në këtë drejtim ishtë hapja në vitin 1992 e Fakultetit të Shkencave Sociale, falë një bashkëpunimi me Universitetin Grand Valley State i Miçiganit, SHBA, me degën “Punë Sociale”.
Fakulteti një vit më vonë u shtua me degën e Filozofi-Sociologjisë e më pas me degët e tjera të shkencave sociale. Me kalimin e viteve, Fakulteti i Shkencave Sociale u rrit, si në cilësinë e stafit, ashtu edhe në larminë e specialistëve që ai diplomon. Kështu, në vitin 1996 u hap dega e Psikologjisë dhe në vitin 2000 u hap dega e Shkencave Politike. Në vitin 2009 u krijuan departamentet e veçanta të Sociologjisë, Filozofisë dhe Shkencave Politike. Fakulteti ka 5 departamente, si dhe 3,290 studentë në të gjitha ciklet e studimit gjatë vitit akademik 2017-2018.
Fakulteti i Shkencave Sociale gjatë veprimtarisë së tij ka mision parësor përmbushjen e tre detyrimeve themelore që janë:
- Realizimi i procesit të mësimdhënies në auditor sipas standardeve bashkëkohore të zonës evropiane të arsimit të lartë.
- Nxitjen dhe realizimin e kërkimit shkencor në ndihmë të zhvillimeve të politikave sociale dhe humane të shoqërisë shqiptare.
- Nxitjen e mendimit kritik dhe krijues me qëllim zhvillimin e frymës së qytetarisë demokratike
Përmbushja e këtij misioni realizohet nëpërmjet arritjes së qëllimit kryesor të veprimtarisë së Fakultetit të Shkencave Sociale, që është përgatitja e specilistëve të rinj të fushave sociale me standard profesional, të aftë për t’u integruar në tregun evropian të shërbimeve sociale dhe humane.
Arritja e këtij qëllimi realizohet në Fakultetin e Shkencave Sociale nëpërmjet përmbushjes së objektivave të tij parësore, që janë:
- Standarde të larta në procesin e mësimdhënies
- Adoptimin e kërkimit shkencor si pjesë e punës së stafit akademik
- Realizimin e studimeve me rëndësi kombëtare në disiplinat sociale dhe humane
- Pjesëmarrjen në studime rajonale mbi hartimin e politikave sociale integruese me rajonin
- Kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik nëpërmjet hapjes së programeve të reja të studimit në të gjitha ciklet e shkollimit universitar
- Ofrimin e mundësive për një arsim të specialistëve në fushat sociale për gjatë gjithë jetës
- Nxitjen e studimeve krahasuese dhe aplikative me ndikim mbi nxitjen e zhvillimeve ekonomike të vendit
- Dhënien e kontributeve për rritjen e standardeve demokratike të shoqërisë shqiptare
- Trajnimin me standarde bashkëkohore të studentëve në fushën e shkencave sociale dhe humane
- Rritjen e pjesëmarrjes së studentëve të fushave sociale në programe kërkimi kombëtare dhe rajonale
- Ndërmarrjen e punimeve shkencore teorike dhe aplikative me një numër të madh studentësh
- Rritjen e peshës së kualifikimit shkencor pasuniversitar
- Krijimin e një hapësire publike universitare që karakterizohet nga debati i lirë, serioz dhe me përkushtim ndaj të mirës publike.
Për realizimin e këtyre objektivave, Fakulteti i Shkencave Sociale ka një strategji afatgjatë të zhvillimit. Strategjia aftagjatë e Fakultetit të Shkencave Sociale, 2014-2020, fokusohet tek thellimi i mendimit kritik dhe konsolidimi dhe ekuivalentimi i programeve të studimit sipas kërkesave dhe standardeve evropiane. Kjo arrihet nëpërmjet:
- Hapjes së një numri programesh të reja studimi në të gjitha ciklet e shkollimit në arsimin e lartë shqiptar;
- Kualifikimit të vazhdueshëm të specialistëve në fushën sociale;
- Konsolidimit të profesioneve të reja në fushën e shkencave sociale;
- Zhvillimit të lëndëve që kultivojnë përdorimin kritik të intelektit.
Fakulteti, bazuar në sistemin e Bolonjës, ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Ai ka një staf të kualifikuar në disa prej universiteteve më të mira në SHBA dhe Evropë.
Fakulteti i Shkencave Sociale ka 5 departamente të cilat janë: