Graduades Advancement and Development of University Capacities in Albania- GRADUA  - UNIVERSITETI I TIRANËS

Graduades Advancement and Development of University Capacities in Albania- GRADUA 

Graduades Advancement and Development of University Capacities in Albania- GRADUA

Projekti në përfundim të fazës së parë dhe në fazën e dytë të tij ka realizuar disa produkte. si më poshtë:

  • Ka përfunduar me sukses trajnimin e stafit të projektit në Bolonja, në datat 28-30 Maj 2018, ku u prezantuan objektivat e projektit, aplikimi i platformës elektronike, të cilën projekti merr përsipër t’a implementojë edhe në Shqipëri, si dhe u rritën aftësitë koordinuese tek aktivitetet përkatëse, të cilat priteshin të ndërmerreshin;
  • Është hartëzuar lista gjithëpërfshirëse arsimore për çdo universitet pjesëmarrës në konsorcium së bashku me përshkrimet përkatëse;
  • Koordinatori kryesor i projektit disponon në versionin Demo platformën elektronike, e cila pritet të instalohet në serverat e projektit dhe të testohet. Web platform në internet është e gatshme për regjistrimin e studentëve. UBT ka nisur popullimin e bazës së të dhënave, gjë që nënkupton regjistrimin e studentëve dhe kompanive brenda platformës;
  • Është realizuar nga UBT studimi i tregut të punës të të rinjve të diplomuar dhe është përpiluar edhe raporti;
  • Janë përshtatur dy pyetësorë, për vlerësimin e situatës së të diplomuarve dhe të punësuarve të rinj dhe për praktikën dhe intershipet e biznesit, një për studentët e diplomuar dhe një për organizatat e biznesit, nga ku më pas, të dy janë aplikuar tek grupet e synuara dhe pritet dalja e raportit vlerësues. Është sistematizuar në një studim unik me një sërë informacionesh mbi kontekstin akademik kombëtar dhe dimensionin e sistemit dhe në tregun e punës dhe privat të ulët;
  • Në datën 19.07.2018, UBT, organizoi trajnimin me pjesëmarrje nga stafi i Universiteteve Shqiptare me temë “Kërkimi mbi Metodologjinë e Hulumtimit”, ku pjesëmarrësit nga UT u aftësuan mbi studimin që pritet të realizohet këtë vit;
  • Është realizuar nga UPT, më 9.11.2018 trajnimi i Stafit të Sekretariatit dhe ai i Stafi IT të të gjithë universiteteve pjesëmarrëse në konsorcium mbi përdorimin e platformës;
  • Është realizuar nga UT, më 10.12.2018 seminar për lidhjen dhe bashkëpunimin me kompaninë private, kryesisht fokusuar te ndërgjegjësimi i ndërmarrjeve të biznesit për aplikimin e praktikës profesionale në baza formale nëpërmjet aplikimit të platformës;
  • Ka përfunduar, nga ana e UBT, procesi i tenderimit për blerjen e pajisjeve si server, PC, laptop dhe është realizuar blerja dhe shpërndarja e mjeteve përkatëse.

Në përmbyllje të vitit të parë të aktiviteteve angazhimet e projekti kanë qenë të shumta, me pjesëmarrje aktive në të gjithë takimet dhe trajnimet, si më poshtë:

  • Është zhvilluar “Small Kick Off Meeting”, në datën 5 Prill, 2018 në ambjentet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku u diskutuan disa çështje, si:  Analiza e punës së deriatëhershme, përmbyllja e firmosjes së marrëveshjeve me partnerët “Partnership Agreement”, Draft Raporti, si edhe mbi Pyetësorët që do të përdoreshin dhe problemet e menaxhimit financiar;
  • Projekti është angazhuar në zhvillimin e platformës teknike të implementimit ku nga ana e UT janë plotësuar informacionet specifike mbi fakultetet dhe diplomat që ofrohen dhe janë plotësuar dhe verifikuar disa herë “Decode Table”, e domosdoshme për vijimin e shkrimit të platformës, fazë, e cila ka kaluar përmes disa proceseve konfirmuese dhe tashmë është përmbyllur me sukses. Përsa i përket programimit të platformës nga kolegët e Alma Mater Studiorum Università di Bologna është përfunduar edhe versioni “Demo”. Gjithashtu, nga ana e tyre në 27 – 31 Maj 2018, në Bolonja, u bë edhe prezantimi demo i platformës dhe u prezantuan edhe sfidat e mundshme të aplikimit të saj;
  • Në takimin e datës 26 Prill 2018, përfaqësuesit e zyrës së Erasmus në Shqipëri informuan mbi gjetjet e “Monitorimit mbi zbatimin e projektit GRADUA”, të cilat ishin pozitive.
  • Universiteti i Tiranës ka marrë pjesë me komentet e tij për përkthimin dhe shqipërimin e pyetësorit për studentët, si dhe ka përkthyer dhe shqipëruar pyetësorin për kompanitë, i cili tashmë është duke u plotësuar.
  • Në datat 6-9 Nëntor 2018, u organizua takimi i radhës, ku u trajtua në detaje platforma në lidhje me  mënyren e përdorimit, ndryshimeve etj. Të pranishëm në takim ishin edhe stafi i IT-së dhe Sekretarisë. Në këtë takim UT dhe bashkëpunëtorët e tjerë të projektit  morën detyrë të adaptojnë aspekte teknike të platformës. Gjithashtu, në një sesion paralel u organizua edhe takimi i Bordit Drejtues ku u diskutua vendimi final i hostimit të platformës. 
  • Në datat 11- 13 dhjetor 2018, në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Shkencave Sociale), u zhvilluar Seminari: “Mbi zhvillimin e trajnimit profesional”, me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve të projektit. Gjatë seminarit u diskutua dhe u referuan tema për ftesën e stafit, të ndërmarrjeve të biznesit dhe të studentëve për t’u përfshirë në projekt, për mundësitë e internship-it të studentëve, në ndërmarrjet e ndryshme, për pritshmëritë e ndërmarrjeve nga studentët e diplomuar, etj.
  • Në 26 shkurt 2019, u mbajt një takim në nivel teknik i IT-ve në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të diskutuar mbi mundësitë e RASH për të hostuar platformën.
  • Në 19 deri 29 mars 2019, në Universitetin e Barcelonës u organizua takimi mbi shpërndarjen dhe kontrollin e cilësisë së platformës dhe studimit të tregut. Çdo partner paraqiti gjetjen dhe situatën e institucionit përkatës për kontrollin e cilësisë të modaliteteve të projektit me fokusin përkatës tek treguesit e progresit dhe rezultatet përkatëse.
  • Në 11- 14 qershor 2019, u mbajt trajnimi IT-ve “Mbi qëndrueshmërinë e migrimit dhe mirëmbajtjes së platformës”, (paketa e punës 3.3), në Bolonja.  Gjatë trajnimit u trajtua menaxhimi lokal i platformës. Rezultati kryesor i trajnimit intensiv ishte transferimi i ngritjes së kapaciteteve për stafin vendor dhe vendosjen e platformës (përkohësisht e organizuar nga konsorciumi ndëruniversitar i Almalaurea).