Hapet thirrja për aplikime për bursa Erasmus+ në Konsorciumin AMIGO (Universiteti i Evora) – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa Erasmus+ në Konsorciumin AMIGO (Universiteti i Evora)

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Konsorciumin AMIGO (Universiteti i Evora) për vitin akademik 2019-2020. (Print)

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në Konsorciumin AMIGO (Universiteti i Evora).

https://www.uevora.pt/

Llojet e mobilitetit:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat e shkëmbimit:

-Biologji mjedisore;

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5+2 ditë);

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (360 EUR);

Dokumentet e nevojshme për stafin akademik me kohë të plotë:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e pasaportës;

-Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër motivimi (ku të theksohen mobilitetet e mëparshme dhe benefiti i këtij mobiliteti për ju);

-Diploma dhe Certifikata kualifikimesh;

-Vërtetim i gjuhës së huaj (gjuha angleze);

-Plani i punës (aktivitetet e propozuara të punës/mësimdhënies së bashku me kronologjinë).

Afati për aplikim: 28 Shkurt 2020

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për të aplikuar klikoni në këtë link:  https://siiue.uevora.pt/auth

Dokumentacioni për aplikim duhet upload-uar në linkun e mësipërm dhe gjithashtu duhet dërguar i skanuar në formatin pdf në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!