Hapet thirrja për aplikime për bursa në programin Mevlana Exchange në Universitetin e Çukurovës, Turqi. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në programin Mevlana Exchange në Universitetin e Çukurovës, Turqi.

THapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie, për vitin akademik 2020-2021, në Universitetin e Çukurovës, Turqi. (Print)

https://www.cu.edu.tr/

Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021. Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik me kohë të plotë midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Çukurovës.

Studentët e nivelit bachelor, master dhe Ph.D. dhe stafi akademik me kohë të plotë nga Universiteti i Tiranës kanë mundësinë të aplikojnë në Universitetin e Çukurovës në Turqi për bursa shkëmbimi.

Fushat e aplikimit:

-Gjuhë Turke;

-Mësimdhënie e gjuhës turke;

-Gjuhë e huaj;

-Shkenca filologjike;

Kushtet e aplikimit për studentët:

  • Studentët që aplikojnë për periudhë shkëmbimi në Universitetin e Çukurovës duhet:
  • Të jenë të regjistruar në Universitetin e Tiranës në programin bachelor, viti II, master viti I ose Ph.D.;
  • Studentët Bachelor të kenë një mesatare së paku 2,5 në një shkallë me 4 pikë;
  • Studentët Master dhe Ph.D. të kenë një mesatare së paku 3 në një shkallë me 4 pikë;
  • Të njohin gjuhën e mësimdhënies së departamentit në Universitetin e Çukurovës.
  • Studentët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës turke/ angleze, në varësi të programit të tyre të studimit.

Dokumentacioni për aplikim për studentët:

– Candidate Student Application Form:

(https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EYQsIDG3tpFAjkE3fZqIsMcBcruC9QuiynEuHPzHhh4ihg?rtime=P89f3ES110g);

– Listë Notash dhe Vërtetim studenti në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet mobiliteti;

– Certifikata e Gjuhës së huaj;

Kohëzgjatja:

  • 1-2 semestra akademike;

Kompensimi financiar për studentët:

  • Bursa për studentët është 1300 TL (Turkish Lira) për çdo muaj.

Studentët e paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.

  • Kostot e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga vetë aplikantët.

Dokumentacioni për aplikim për stafin:

  • CV + Lista e publikimeve në gjuhën angleze/turke;

 

  • Academic staff information form, sipas linkut:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/ESGorSWACuFOleE1MZzExVQBnU5-PntdfIBhV_x2sYaTmg?e=YL07ZU

Kohëzgjatja:

  • 2 javë deri në 3 muaj;

Kompensimi financiar për stafin:

  • Kompensim ditor për stafin (45 – 55 TL/ditë);
  • Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)

Afati i aplikimit: 09 Mars 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!