Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut, në Luksemburg. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut, në Luksemburg.

 

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

    • Financë;
    • Ekonomiks;

Për më shumë informacion klikoni në adresën:

https://wwwen.uni.lu/students/mobility/incoming_students

Për kurset në gjuhen angleze klikoni në linkun:

https://wwwen.uni.lu/international/courses_taught_in_english

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (900 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (275 EUR)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën EN/FR/DE/LU);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU në varësi të programit të studimit);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU në varësi të programit të studimit);

-Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU në varësi të programit të studimit);

-Letër Motivimi në gjuhën EN/FR/DE/LU në varësi të programit të studimit;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (EN/FR/DE/LU niveli B2 në varësi të programit të studimit);

-*Learning Agreement (minimumi 20 ECTS);

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Luksemburgut lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Afati për aplikim: 25 Shtator 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Informacioni gjëndet në format PDF, “Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut, në Luksemburg”.