Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Thessaly, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Thessaly, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Thessaly, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

– Doktoraturë (1 semestër);

Fushat e studimit:

-Kimi;

Për më shumë informacion mbi Universitetin pritës ju lutem referohuni linkut:

http://www.uth.gr/

http://erasmus.uth.gr/en/intl-mobility-en/international-mobility-info

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);

– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);

– Letër motivimi (në gjuhën Angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze);

– Dokumenti i gjuhës së huaj, sipas linkut:

http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/english_language_requirement.pdf

-Application form, sipas linkut:

http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/StudentApplicationForm.docx

  • – Student Information sheet, sipas linkut:

http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/DataStudentInformation.docx

– Dokumenti Learning Agreement* (vetëm pjesa Before mobility);

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_Agreement_Thessaly.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);

– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);

– Diplomë Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze) ;

– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1);

– Plani i propozuar i kërkimit, i firmosur nga vetë studenti dhe pedagogu udhëheqës në UT;

– Dokumenti i gjuhës së huaj, sipas linkut:

http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/english_language_requirement.pdf

-Application form, sipas linkut:

http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/StudentApplicationForm.docx

  • – Student Information sheet, sipas linkut:

http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/DataStudentInformation.docx

– Dokumenti Learning Agreement* (vetëm pjesa Before mobility);

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_Agreement_Thessaly.docx

Për të shkarkuar thirrjen në format PDF klikoni në adresën:

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Thessaly, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Afati për aplikim: 01 Nëntor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!