Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në Kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në Kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në Kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024, për pjesëmarrje në “PoSIG Teacher Academy 2024”, në datat 21 – 25 tetor 2024. http://www.salzburg-europe-summit.eu/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafin akademik me kohë të plotë të Projektit PoSIG;

Tema: Sectoral Integration: New Ways to EU Membership.

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 + 2 ditë;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (160 EUR në ditë);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke deklaruar për secilin universitet periudhën e kryerjes së mobilitetit);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Bazuar kërkesës së universitetit pritës: – deadline for submission of papers is 31 January 2024 to: doris.wydra@plus.ac.at.

 

Afati për aplikim: 31 Janar 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!