Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Charles, në Çeki, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Charles, në Çeki, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Charles, në Çeki, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Charles, në Çeki, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për kërkim të temës së diplomës;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave për studentët:

– Bachelor (3 muaj);

– Master (3 muaj).

Fushat e studimit:

  • Shkenca Politike;
  • Shkenca Sociale;
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare;
  • Studime Europiane;

Për katalogun e kurseve klikoni linkun:

https://is.cuni.cz/studium/eng/prijimacky/index.php?do=info_fakulta&fak=11230

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);

-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

-Letër pranimi paraprak nga universiteti pritës;

Për t’u pajisur me Letër pranimi paraprak mund t’i drejtoheni adresave e-mail: magda.pektorova@fsv.cuni.cz dhe internacionalizace.ims@fsv.cuni.cz

-Plani i kërkimit për temën e diplomës;

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Charles temë kërkimi të njëjtë me atë që do të kryeni në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë kërkimi i temës t’ju njihet kur të ktheheni.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EUXqVeKCHV9Fh4ygJxM9NpYB_gCi_SjRpmoxLU3bs7Usmg?e=wDFUpI

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);

-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);

-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);

– Diplomë e nivelit Bachelor;

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

-Letër pranimi paraprak nga universiteti pritës;

Për t’u pajisur me Letër pranimi paraprak mund t’i drejtoheni adresave e-mail: magda.pektorova@fsv.cuni.cz dhe internacionalizace.ims@fsv.cuni.cz

-Plani i kërkimit për temën e diplomës;

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Charles temë kërkimi të njëjtë me atë që do të kryeni në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë kërkimi i temës t’ju njihet kur të ktheheni.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EUXqVeKCHV9Fh4ygJxM9NpYB_gCi_SjRpmoxLU3bs7Usmg?e=wDFUpI

 

Afati për aplikim: 21 Janar 2021.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!