Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

 

Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  Bachelor;

  Master;

  PhD;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

        1 semestër;

 

Fushat e studimit:

 

Për  t’u  njohur  me  katalogun  e  programeve    studimit    ofruara  nga Universiteti i Studimeve i Mesinës klikoni në linkun:

 

https://international.unime.it/study-us/bachelors-degrees

 

Bursat përfshijnë:

 

        Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

 

        Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

 

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

 

        CV (në gjuhën angleze /italiane);

 

        Kopje e Pasaportës;

 

        Vërtetim student i nivelit aktual të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);

 

        Listë notash e nivelit aktual dhe të niveleve të mëparshme të studimit (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);

 

        Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

  

          Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Italisht, në varësi të programit të studimit);

 

          Application form, sipas linkut:

 

https://international.unime.it/sites/sten/files/2023-02/APPLICATION%20FORM%20INCOMING%20ERASMUS%2023-24.doc

 

        *Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Afati për aplikim: 21 Maj 2024

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin  iro@unitir.edu.al.

 

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!