Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritius të Thrakës, Greqi. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritius të Thrakës, Greqi.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Democritius të Thrakës, për periudhën 25-29 shtator 2023.

https://duth.gr/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat e mësimdhënies:

  • Gjuhë greke (blended intensive programme);

Komponenti virtual 21.09.2023, 03-04.10.2023.

Komponenti fizik 25.09.2023 – 29.09.2023.

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (160 Euro/ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV (në gjuhën angleze /greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Vëetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

– Letër ftese nga universiteti pritës;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 06 Shtator 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!