Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’Foscari të Venecias në Itali për stafin akademik në semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’Foscari të Venecias në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021. (Kliko këtu)

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik të UT-së për mësimdhënie për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

https://www.unive.it/pag/13526

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

Fushat:

-Gjuhë Shqipe;

-Letërsi Shqipe;

-Kulturë Shqiptare;

-Histori dhe Arkeologji;

 

Katalogu i kurseve:

https://www.unive.it/data/9639/

 

Kohëzgjatja e bursave:

–       Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 + 2 ditë);

 

Bursat përfshijnë:

–          Kompensimin (160 EUR në ditë për stafin )

–         Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane sipas formatit Europass);

– Formulari i aplikimit, sipas linkut:

https://www.unitir.edu.al/images/Application_Form_Ca_Foscari.docx

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);

– Plan pune në gjuhën Angleze/Italiane;

– Vërtetim punësimi në gjuhën Shqipe dhe të përkthyer në gjuhën Angleze/Italiane;

– Formulari i aplikimit, sipas linkut:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/ERrjn1nZmsBPvFm2UIHp-mMBNipVH_Wp50oiXq0_Lzhndg?e=D0ccHb

– Letër suporti nga një pedagog në Universitetin Ca’Foscari (mund të kontaktoni tek: international.cooperation@unive.it duke dërguar CV dhe planin e punës);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit, sipas linkut:

 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EUn77GRSWLJApwx-0B7KUfYBmMntsIrz5-1fIMwJ_XRLaw?e=RQeEHE

 

Afati për aplikim: 22 Shtator 2020

Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *