Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës, në programin Erasmus +, në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës, në programin Erasmus +, në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës, në programin Erasmus +, në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://ujk.edu.pl/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të për mësimdhënie;

Fushat e shkëmbimit:

https://erasmus.ujk.edu.pl/info-for-incoming-students/courses-in-english/

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–      5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.

 

Bursat përfshijnë:

 

–          140 EUR në ditë për stafin;

 

–          Kostot e udhëtimit (275 Euro)

Mobiliteti duhet kryer deri në fund të muajit maj 2024.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;

-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 15 Dhjetor 2023

 

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!