Hapja e Universitetit Veror në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapja e Universitetit Veror në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Ditën e enjte më datë 6 Shtator, pranë ambjenteve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua ceremonia e hapjes së Universitetit Veror në bashkëpunim me Universitetin e Bochum, Gjermani.

Në këtë takim ishin të pranishëm Zv. Rektore e Universitetit të Tiranës Dr. Gentiana Kera, Dekani iFakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof.Dr. Artur Sula, Prof. Dr. Brikena Kadzadej të cilët mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse, dhe përfaqësues të Universitetit të Bochum. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin profesorë dhe shkencëtarë të rinj nga Kroacia, Gjermania, Maqedonia, Bosnja, Banja-Luka, Kosova dhe Shqipëria.

Në fjalën e saj përshëndetëse Zv. Rektore, Dr. Genatiana Kera, shprehu rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, të cilat shërbejnë për zgjerimin e lidhjeve midis studiuesve të Ballkanit Perëndimor dhe krijimin e një baze bashkëpunimi të rëndësishme për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.