Instituti i Studimeve Europiane - UNIVERSITETI I TIRANËS

Instituti i Studimeve Europiane

Instituti i Studimeve Evropiane ISE, është krijuar me VKM nr.1182 me datë 3 Dhjetor 2009. Instituti i Studimeve Evropiane (ISE), është njësi kryesore, ndërfakultetore në Universitetin e Tiranës (UT).

Ky institut ngrihet mbi një përvojë të pasur mësimdhënie akademike dhe mbi një eksperiencë 14 vjeçare të nisur nga Qendra e Studimeve Evropiane të hapur me VKM nr.588, datë 02.11.2000.

Instituti i Studimeve Evropiane ka për mision: a) organizimin e veprimtarive kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit; b) organizimin dhe ofrimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë; c) ofrimin e shërbimeve për të tretë dhe konsulenca në fushën e studimeve evropiane.

Instituti i Studimeve Evropiane ka si qëllim të veprimtarisë të tij përgatitjen dhe formimin e vazhduar të specialistëve shqiptarë, në kuadër të proceseve integruese drejt Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Instituti i Studimeve Evropiane përfshin departamentet, si më poshtë:

a) Departamenti i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të BE-së

b) Departamenti i Legjislacionit dhe i Politikave të BE-së

Instituti i Studimeve Evropiane ofron programe studimi të ciklit të dytë dhe të tretë, Master i Shkencave dhe Doktoratë në fushat e departamenteve.

 

Prof. Dr. Aljula Jubani, Drejtor i Institutit të Studimeve Evropianë.

Adresa: Rruga e Elbasanit,  Tiranë.

Web: https://ise.edu.al/

Instituti i Studimeve Europiane e ka selinë e vet në Rrugën e Elbasanit,  dhe me zyra dhe auditorë ndan të njëjtën ndërtesë me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.