Intervistë me studentë pjesëmarrës në "Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Studentore" - UNIVERSITETI I TIRANËS

Intervistë me studentë pjesëmarrës në “Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Studentore”

Universiteti i Tiranës organizoi “Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Studentore” , për herë të parë e këtyre përmasave, me pjesëmarrjen e 295 studentëve dhe studiuesve, nga 29 institucione publike dhe private, ku u prezantuan plot 128 studime e punime nga të gjitha fushat: gjuhësi, albaniologji, shkenca juridike shkenca sociale e shkenca të natyrës.

 
?Ne po sjellim opinionet e disa prej të rinjëve që morën pjesë në këtë konferencë.
 
Dorian Berisha, studenti i masterit shkencor, viti i dyte, Departamenti i Letersise, dega: Teori dhe Kritike Letrare.
 
?Çfarë teme keni zgjedhur për të kryer punimin tuaj!
?Kam zgjedhur temen “Pakti i faktit dhe i fiksionit” – rasti i “Iluzione ne sirtar” Fatos Kongoli.
 
? Përse zgjodhët këtë temë dhe përse zgjodhët ti kushtoheni kërkimit?
?Kjo zgjedhje erdhi si pasojë e pëlqimit që kam ndaj prozës kongoliane në përgjithësi e prozës autobiografike “Iluzione në sirtar” në veçanti. Mangësive studimore lidhur me përqasjen e këtij romani me anën teorike të. autobiografisë/autofiksionit dhe trajtesat e njerit nga specialistët e këtij zhanri- Philippe Lejeune.
 
? Sa e vështirë është sot të merresh me studime apo kërkim shkencor?
?Sot është e vështirë të merresh me kërkime shkencore për faktin se mungojnë fondet përkrahëse dhe nxitja shtetërore për studime së pari dhe për studiuesit e rinjë së dyti.
Kam gjetur gjithmonë mbështetje morale dhe profesionale nga prindërit dhe profesorët respektivë drejt kërkimit të dijes dhe inovacionit në të menduarit kritik. Kurse për hapësirën që ky punim të promovohet dhe t’i jepet pesha meritore, me duhet ta falenderoj Universitetin e Tiranes që edhe njëherë foli me zërin tonë, zërin e studentëve.
 
? Një mesazh për të rinjtë e tjerë?
?Mesazhi im për të rinjtë do të ishte thënia e Gëtes- “Çfarëdo që deshiron të bësh, filloje! Guximi zotëron gjenialitet, forcë, mahni”
dhe “gjeniun e bën puna”.