IT Governance for Albanian Universities - ITG4AU - UNIVERSITETI I TIRANËS

IT Governance for Albanian Universities – ITG4AU

Titulli: IT Governance for Albanian Universities- ITG4AU

Referencë: 585578-EPP-1-2017-1-ES-EPPKA2-CBHE-JP

Kohëzgjatja: 2017-2020

Programi: ERASMUS+

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë kapacitetet e qeverisjes në IAL-të në Shqipëri dhe të kontribuojë në bashkëpunimin midis BE-së dhe vendeve partnere.

Ky projekt synon të mbledhë një grup hulumtuesish nga katër universitete me një eksperiencë të gjerë në zhvillimin dhe vendosjen e modeleve të qeverisjes IT (përfshirë edhe ITG4U) nga tre vende të ndryshme (Spanja, Gjermania dhe Norvegjia) për të zhvilluar, përshtatur dhe testuar një kornizë të re të qeverisjes së IT që do të zbatohet në disa universitete në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rezultatet e pritshme të këtij projekti përfshijnë një model më të mirë të qeverisjes për IT në IAL shqiptare, si dhe një modernizim të përgjithshëm të proceseve të qeverisjes për IAL-të dhe një kontribut të bashkëpunimit midis rajoneve të BE, Norvegjisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Ky projekt ka për qëllim trajtimin e tre pengesave duke ofruar një sërë ekspertësh nga IAL-të me përvojë të mëparshme në këtë temë, duke siguruar planifikimin dhe shpërndarjen e një kornize ITG. Korniza do të rrisë kapacitetet e menaxhimit, qeverisjes dhe inovacionit të aseteve dhe strukturave të IT në vendet partnere për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet dhe sistemet e tyre të arsimit të lartë, duke përfshirë ato të cilësisë, rëndësisë, barazisë së qasjes, planifikimit, ofrimit, menaxhimit dhe qeverisjes. Për më tepër, do të trajtojë edhe këto objektiva:

  • Përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe rritje e rëndësisë së saj për tregun e punës dhe shoqërinë.
  • Aftësimin e menaxhimit, qeverisjes dhe inovacionit, si dhe ndërkombëtarizimin e IAL-ve.

Partner kryesor: Universiteti de les Illes Balears (UIB) Spanjë;

Partnerët:

  1. Universiteti de Almería (UAL) Spanjë
  2. SRH Hochschule Berlin (SRH) Gjermani
  3. Østfold University College (Hiof) Norvegji
  4. Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
  5. Universiteti Aleksandër Moisiu (UAMD) Durrës, Shqipëri
  6. Universiteti Europiani Tiranës (UET) Shqipëri
  7. Universiteti i Tiranës (UT) Shqipëri

 Website i Projektititg4au.eu