Kursi ekstrakurrikular i gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT - UNIVERSITETI I TIRANËS

Kursi ekstrakurrikular i gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT

Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës i shtohet kursi ekstrakurrikular i gjuhës maqedonase. Në kuadët të inagurimit të këtij kursi, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha mirëpriti në ambientet e Rektoratit një delegacion nga Universiteti i St. Kiril dhe Metodius i Shkupit.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimeve dhe projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë.

Në këtë takim morën pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Assoc. Dr. Bernard Dosti, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Zv. Dekane për Marrëdhënien me Jashtë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, Dr. Drita Rira, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e UT-së, Dr. Erida Elmazi, dhe nga pala Maqedonase, Rektore e Universitetit St. Cyril and Methodius në Shkup, Prof. Dr. Biljana Angelova, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, SHTZ Dancho Markovski, Drejtore e International Seminar on Macedonian Language, Literature and Culture, Prof. Dr. Kristina Nikolovska.