Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodiu” Shkup - UNIVERSITETI I TIRANËS

Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodiu” Shkup

Më datë 16 mars 2016, ora 11:00, në Sallën e Senatit Akademik të Universitetit te Tiranës, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodiu” Shkup, Republika e Maqedonisë.
Kjo marrëveshje synon realizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën akademike (mësimdhënies) dhe atë të kërkimit shkencor; në fushën e zhvillimit të aktiviteteve të lidhura me shkëmbimin e stafeve akademike, kërkuesve dhe/ose studentëve etj.
Ky bashkëpunim ka si qëllim të forcojë marrëdhëniet e bashkëpunimit akademik dhe kulturor.

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkruha nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Prof. Dr. Velimir Stojkovski, Rektor i Universitetit “ Sh. Kirili dhe Metodiu” Shkup, Maqedoni.
Në këtë ceremoni nënshkrimi të pranishëm ishte . Z. Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, pedagogë, studentë si dhe shumë të ftuar të tjerë.