Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Në datën 16 tetor 2014, në orën 11:00, në Sallën e Senatit Akademik të Universitetit te Tiranës, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Kjo marrëveshje synon realizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën akademike (mësimdhënies) dhe atë të kërkimit shkencor; në fushën e zhvillimit të aktiviteteve të lidhura me shkëmbimin e stafeve akademike, kërkuesve dhe/ose studentëve etj.

Ky bashkëpunim ka si qëllim rritjen e ndërveprimit akademik si promotor i zhvillimit shumëdimensional të kombit.
Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkrua nga Prof. Dr.Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Prof. Ass. Alush Musaj, Rektor i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.