Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës në Bruges, Belgjikë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës në Bruges, Belgjikë

Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës në Bruges, Belgjikë

Në një takim të zhvilluar online, Rektori i UT-së Prof. Dr. Artan Hoxha nënshkroi një tjetër marrëveshje me Rektoren e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.
Nënshkrimi i këtij mëmorandumi vjen nga përvoja e Kolegjit të Evropës në fushën e Studimeve Evropiane, veçanërisht në nivelin master. Iniciativa e krijimit të një Masteri Ekzekutiv në anëtarësimin dhe negociatat në BE dhe komponentët e tjerë të trajnimit, janë disa nga elementët shtytës që ISE të marrë pjesë në proces.
 
Kjo marrëveshje synon bashkëpunimin strategjik për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të ISE (UT) dhe ofertës së tij akademike. Qëllimi është të kontribuojë në fuqizimin dhe shndërrimin e ISE në një pikë referimi për njohuri dhe ekspertizë në procesin e anëtarësimit në BE. Marrëveshja synon të përmbushë nevojat akademike të ISE në këtë drejtim, duke përfituar nga kapacitetet, rrjeti dhe përvoja e kolegjit. Dhe, nga ana tjetër, marrëveshja rrit praninë dhe vizibilitetin e Kolegjit në rajon, si pjesë e strategjisë së tyre.
 
Disa nga aktivitetet e propozuara përfshijnë:
??Asistencë teknike dhe konsultime për strategjinë e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë, staf akademik të përfshirë në modulet mësimore për Masterin Ekzekutiv mbi Negociatat,
??Organizimin e përbashkët të aktiviteteve trajnuese mbi temat specifike të negociatave për anëtarësim,
??Shkollë të përbashkët verore rajonale për çështjet e BE-së,
??Organizimin e sesioneve informuese mbi Kolegjin dhe ofertën e tij akademike në Tiranë,

??Përfshirjen e të diplomuarve shqiptarë të Kolegjit në aktivitetet e ISE, duke përfshirë mësimdhënien, shqyrtimin periodik të mundësive për aplikime të përbashkëta për projekte për fondet e             BE-së