Marrëveshjet dhe Bashkëpunimet Ndërkombëtare
1. Marrëveshjet Bilaterale me Partnerë Kombëtarë dhe Ndërkombëtarë
Universiteti i Tiranës ka zhvilluar një rrjet të gjerë bashkëpunimesh me institucione arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit.
Marrëveshjet bilaterale përfshijnë partneritete me universitete, institute kërkimore, qendra kulturore dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.
Ato synojnë përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërkombëtare.
- Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore
- Shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve
- Projektet kërkimore dhe kulturore të përbashkëta
- Mbështetje në inovacion dhe zhvillim profesional
Universiteti i Tiranës është anëtar në 13 rrjete ndërkombëtare.
Për t’u njohur më tepër me secilën prej këtyre rrjeteve, ju ftojmë të klikoni mbi logot përkatëse më poshtë, të cilat ju drejtojnë në faqet zyrtare të tyre.

2. Bashkëpunimi i Njësive Kryesore të UT-së
Në zbatim të nenit 12, pika 5 të Statutit të UT-së, njësitë kryesore (fakultetet, institutet) kanë të drejtën të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit, me qëllim realizimin e:
- Aktiviteteve të përbashkëta mësimore
- Projekteve kërkimore shkencore
- Iniciativave kulturore dhe shkëmbimeve profesionale

Universiteti i Tiranës merr pjesë rregullisht në programet ndërkombëtare si Erasmus+ dhe në projekte të tjera të financuara nga Bashkimi Evropian.
Këto aktivitete përfshijnë mobilitete për studentët dhe stafin, trajnime, si dhe bashkëpunime për zhvillimin institucional.
Informimi i komunitetit universitar realizohet në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet:
- Njoftimeve në faqen zyrtare të UT-së
- Email-eve zyrtare për personelin dhe studentët
- Takimeve informuese në fakultete
- Posterave dhe materialeve të afishuara në ambientet e UT-së