Më datë 19 Tetor 2020 u zhvillua takimi i Konferencës së Rektorëve, me rektorë të universiteteve publike dhe jopublike në Shqipëri. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Më datë 19 Tetor 2020 u zhvillua takimi i Konferencës së Rektorëve, me rektorë të universiteteve publike dhe jopublike në Shqipëri.

Më datë 19 Tetor 2020 u zhvillua takimi i Konferencës së Rektorëve, me rektorë të universiteteve publike dhe jopublike në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi u zgjodh Kryetari i ri i Konferencës së Rektorëve, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe 2 (dy) nën kryetarët Prof. Dr. Skënder Topi dhe Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Në këtë kuadër u zhvillua dhe një konferëncë për shtyp me përfaqësues të mediave. Disa nga çështjet më të rëndësishme që u diskutuan gjatë konferencës së rektorëve dhe me interes të përbashkët për Institucionet e Arsimit të lartë në vend ishin:

 1.Manaxhimi dhe administrimi sa më i mirë i universiteteve, në drejtim të cilësisë dhe standarteve europiane, programeve të reja, specializimi i universiteteve, drejtimi institucional, zbatimi i standardeve për klasifikim sa më të mirë të tyre në rankimin ndërkombëtar, kërkimin shkencor dhe administrimin financiar;

2.Pjesëmarrja dhe angazhimi sa më i madh në projektet europiane të kërkim zhvillimit, nëpërmjet një bashkëpunimi sa më të gjerë ndërmjet universiteteve;

3.Bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe qeverinë për përmirësime ligjore për statusin, rolin dhe funksionimin e universiteteve;

4.Komunikimi publik i universiteteve dhe kontributi i tyre me ide, platforma zhvillimi, politika publike, edukim i gjerë, partneritete me qeverinë dhe pushtetin lokal.