Më shumë mundësi bashkëpunimi mes UT-së dhe Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan – UNIVERSITETI I TIRANËS

Më shumë mundësi bashkëpunimi mes UT-së dhe Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Gjilanit në Kosovë, nënshkruan një marrëveshje që shënon fillimin e bashkëpunimit mes dy institucineve të arsimit të lartë. Marrëveshja u nënshkrua nga dy rektorët, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Marrëveshja përcakton fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke përfshirë:

a. Shkëmbimin e personelit akademik për procesin mësimor;

b. Shkëmbimin e pedagogëve, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore shkencore;

c. Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese;

d. Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm);

e. Shkëmbimin e literaturës shkencore:

f. Shkëmbimin e përvojes lidhur me menaxhimin institucional;

f. lnstitucionalizimin e bashkëpunimit reciprok dhe të ndërsjellë në sferën e ofrimit të ndihmës për ngritjen e kapaciteteve të studentëve të këtyre universiteteve;

g. Bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve dhe/ose projekteve rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët;

1. Shkëmbimin e eksperiencave, praktikave dhe ekspertëve;

J. Zhvillimin e programeve hulumtuese, projekteve kërkimore- shkencore.

k. Organizimin e përbashkët të konferencave, trajnimeve, seminareve dhe bashkëpunimeve të tjera profesionale;

 

Delegacioni i Universitetit “Kadri Zeka”, kryesohej nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe në përbërje kishte edhe Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prorektor për Çështje mësimore, Prof. Dr. Sadik Haxhiu, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, Prorektore për Hulumtime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli dhe Dekane e Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi.

 

Të dy universitetet do të kenë qëllim të përbashkët identifikimin e iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin e gjithmbarshëm edukativ të dy institucioneve.