Ndarja e çmimeve për tregimin më të mirë të shkurtër në gjuhën spanjolle - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ndarja e çmimeve për tregimin më të mirë të shkurtër në gjuhën spanjolle

Më datën 4 shkurt 2015, Departamenti i Spanjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, organizoi një aktivitet kulturor me rastin e ndarjes së çmimeve të tregimit të shkurtër me të mirë në gjuhën spanjolle. Ky aktivitet është vazhdim i traditës së bashkëpunimit me Universitetin “Stefan cel Mare“, Suceava, Rumani, ku studentë të Departamentit të Spanjishtes dhe studentë rumun, të universitetit Stefan cel Mare, marrin pjesë në konkursin letrar në gjuhën spanjolle me tregime të shkurtra. Tregimet më të mira të studentëve përmblidhen në Revistën e përvitshme, botim i Universitetit Stefan cel Mare, Mas que palabras, dhe botimi në fjalë titullohet “Ojos que no ven, corazón que no siente”.

Pjesë e komisionit vlerësues për tregimet më të mira ishin:

– Anastasi Prodani, Universidad de Tirana, Albania

– Enrique Nogueras Valdivieso, Universidad de Granada, España

– C?t?lina Pînzariu, Universidad de Suceava, Rumanía  

Studentëve fitues të këtij konkursi iu shpërndan kopje të revistes “Lás demás palabras”. Revista është një përmbledhje me tregime të shkurtra në gjuhën spanjolle. Në këtë revistë janë publikuar gjithashtu edhe tregimet e studentëve fitues nga Universiteti i Tiranës.

Universiteti “Stefan cel Mare” është një Universitet i cili është themeluar në vitin 1963 dhe prej disa vitesh Departamenti i Spanjishtes ka zhvilluar aktivitete të ndryshme në bashkëpunim me këtë Universitet.

Në fund të këtij aktiviteti u organizua edhe shfaqja e filmit spanjoll “8 apellidos vascos”, në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja tek salla 201, Godina A. Ky është filmi më i mirë komik spanjoll ndër vite, ku vihen në pah dhe në lojë dallimet mes veriut e jugut dhe më konkretisht, mes vendeve Baske dhe Andaluzise.