Në kuadër të programit Erasmus+ KA107 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë – UNIVERSITETI I TIRANËS

Në kuadër të programit Erasmus+ KA107 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë

Në kuadër të programit Erasmus+ KA107 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës. 

Shkollat verore do të organizohen: 

– 1 në muajin korrik 2020;

– 1 në muajin gusht 2020;

Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollave Verore dhe për informacion të përgjithshëm referohuni linkut:

https://www.ru.nl/radboudsummerschool/application/erasmus/information-scholarships/?reload=true 

Pjesëmarrja në këto Shkolla ka një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+.   

Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D.:

  • CV;
  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti;
  • Letër motivimi ku të theksohet rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional në varësi të tematikës së kursit që ju do të zgjidhni (në gjuhën shqipe dhe angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj, sipas rekomandimeve të linkut ku të theksohet rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional dhe ndryshimet e pritshme në metodat e mësimdhënies ;

https://www.ru.nl/radboudsummerschool/application/admission/;

  • Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

  • CV + Lista e publikimeve;
  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim punësimi;
  • Letër motivimi ku të theksohet rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional në varësi të tematikës së kursit që ju do të zgjidhni dhe ndryshimet e pritshme në metodat e mësimdhënies (në gjuhën shqipe dhe angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj, sipas rekomandimeve të linkut:

https://www.ru.nl/radboudsummerschool/application/admission/;

  • Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

Afati për aplikim: 20 Shkurt 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!