Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Policisë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Policisë

 

Ditën e hënë, datë 21.09.2015 në orën 11:00 në Sallën e Senatit Akademik të Universitetit te Tiranës, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Sigurisë.
 
Universiteti i Tiranës dhe Akademia e Sigurisë kanë për qëllim të përcaktojnë marrëdhëniet mes palëve, fushat dhe modalitetet që mundësojnë e lehtësojnë bashkëpunimin reciprok.
 
Ky bashkëpunim synon:
  • Asistencën në procesin e hartimit të programeve të reja, rishikimit të programeve ekzistuese që zhvillohen në sistemin arsimor të Policisë së Shtetit, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS), të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite;  
  • Asistencën në procesin e hartimit dhe përmirësimit të kurrikulave mësimore;
  • Shkëmbimin e ndërsjelltë të eksperiencës së stafit mësimdhënës, kërkimor e administrativ;
  • Pjesëmarrjen e personelit akademik, shkencor, kërkimor dhe administrativ si dhe të studentëve e kursantëve në aktivitetet me interes reciprok;
  • Realizimin e projekteve kërkimore me interes të përbashkët. Shkëmbimin e informacionit, publikimeve shkencore dhe materialeve të tjera mësimore dhe kërkimore;
  • Ndërmarrjen nismave të përbashkëta si: debate, seminare, leksione, konferenca në fushën e parandalimit dhe hetimit të krimit, thellimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe forcimin  e besimit të publikut te policia, reduktimin e mëtejshëm të krimit dhe sjelljes antishoqërore, etj.
 
Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor  i Universitetit të Tiranës  dhe  Drejtuesi i Lartë Bilbil Memaj, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë.
 
Në këtë ceremoni nënshkrimi morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Haki Çako, drejtues të Policisë së Shtetit, Akademisë së Policisë, dekanë të Universitetit të Tiranës si dhe shumë të ftuar të tjerë.