Nënshkrimi i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Universitetit të Tiranës. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nënshkrimi i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Universitetit të Tiranës.

Nënshkrimi i marrëveshjes  së Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Universitetit të Tiranës.

Në datën 8 mars 2018 në sallën e Senatit Akademik të UT-së, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Universitetit të Tiranës. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkrua nga Prof. Dr. Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe znj Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit .

Bashkëpunimi midis dy institucioneve ka për objekt:
• Vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të frytshëm në kuadrin e praktikës mësimore, kërkimit shkencor, hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në përputhje me misionin dhe fushën e përgjegjësisë të të dy palëve.
• Angazhimin e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Drejtësisë të UT-së, në studime, monitorime dhe veprimtari të tjera ndërgjegjësuese dhe trajnuese, të organizuara nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.