Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, Universiteti i Tiranës dhe Kompanisë Deloitte - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, Universiteti i Tiranës dhe Kompanisë Deloitte

Më datë 27 janar 2016, ora 11:00, në Sallën e Senatit Akademik të Universitetit te Tiranës, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Universitetit të Tiranës dhe Kompanisë Deloitte Albania Sh.P.K. Qëllimi i Marrëveshjes është bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët:

  • –       Hartimi dhe implementimi i programeve akademike specifike në nivel studimi “Bachelor” dhe “Master”;
  • –       Zhvillimi i seminareve dhe konferencave të përbashkëta;
  • –       Krijimi dhe lehtësimi i logjistikës (ambiente, teknologji), në mënyrë të ndërsjelltë për organizimin e aktiviteteve sipas këtyre fushave të zbatimit;
  • –       Bashkëpunim në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat, objekt veprimtarie të Palëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë, etj.

Ky Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Z. Olindo Shehu, Administrator i Deloitte Albania Sh.P.K. dhe Prof. Dr. Sulo Hadëri, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë .

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues të Deloitte Albania Sh.P.K. , dekanë të UT-së, studentë si dhe të ftuar të tjerë.