Njoftim i Universitetit të Tiranës

 
NJOFTIM I UNIVERISTETIT TË TIRANËS

 

Jemi vënë në dijeni për disa dalje dhe deklarata të bëra në media, të qytetares, znj. Majlinda Keta, duke folur në emër dhe në cilësinë e Kryetares të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të Universitetit të Tiranës.

Në mënyrë që çdo media, të përmbushë misionin e saj, për të dhënë vetëm lajme të vërteta, me qëllim informimin e mbarë opinionit publik, ju informojmë se personi në fjalë, nuk është personel i Universitetit të Tiranës dhe për më tepër, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i UT, që do të administrojë gjithë procesin zgjedhor 2020, për zgjedhjet që do të zhvillohen për autoritete drejtuese dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, akoma nuk është krijuar.

Pas daljes të Urdhërit nr.6 datë 30. 06.2020 të Rektorit të UT, “Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga ministri i arsimit, Sportit dhe Rinisë, për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe Senatit Akademik, të UT”, strukturat dhe organet përkatëse, po procedojnë për krijimin dhe miratimin e KIZ të UT, sipas përcaktimeve të nenit 6, pika 1 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT.

 

 

  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *