Njoftim për trajnime në kuadër të Projektit Horizon 2020, “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për trajnime në kuadër të Projektit Horizon 2020, “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs”

Që nga muaji janar 2020, Departamenti i Kontabilitetit, FEUT është pjesë e një konsorciumi bashkëpunimi në kuadrin e projekteve Horizon 2020. Titulli i projektit është “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs” dhe synon të implementojë plane të barazisë gjinore në institucionet akademike dhe kërkimore. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, është i vetmi institucion kërkimor në Shqipëri i përfshirë si partner në këtë projekt konkret. Anëtarët e tjerë te konsorciumit janë Institucione prestigjioze nga vende të ndryshme Europiane si Università di Modena e Reggio Emilia (koordinator i projektit), RWTH Aachen University, Paris School of Economics, Max PlanckGesellschaft, etj.

Informacion per projektin: “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs”Informacion per projektin: “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs”

Për vitin akademik 2020 – 2021 janë parashikuar aktivitete të projektit në kuadrin e zhvillimit të trajnimeve në lidhje me Planet Buxhetore në Institucionet Kërkimore. Këto trajnime pritet të zhvillohen online dhe janë parashikuar të kryhen në katër module:

Moduli 1: Prezantim me konceptet e barazisë gjinore – organizuar nga Universiteti i Modena dhe Rexhio Emilia. Datat e parashikuara për këtë trajnim pritet të jenë në periudhën  16/10 deri në 23/10.

Moduli 2: Konteksti i Barazisë Gjinore – organizuar nga Universiteti i Modena dhe Rexhio Emilia. Datat e parashikuara për këtë trajnim pritet të jenë në periudhën  16/10 deri në 23/10.

Moduli 3: Planifikimi – organizuar nga Max PlanckGesellschaft. Datat e parashikuara për këtë trajnim pritet të jenë mes datave: 30/10/2020, 02/11/2020, 04/11/2020

Moduli 4: Buxhetimi me bazë gjinore – organizuar nga Universiteti i Modena dhe Rexhio Emilia dhe Universiteti i Mesines: Datat e parashikuara për këtë trajnim pritet të jenë nga10/11 to 25/11

Pjesëmarrës në këto trajnime do të jenë anëtarët e grupit të punës me projektin LeTSGEPs, mentorët, stafi administrative, anëtarët e interesuar të Universiteteve, dhe studentët e doktoraturës.

I ftojme te gjithe te interesuarit te regjistrohen ne datat e parashikuara, kur te njoftohet thirrja nga koordinatori i projektit Universiteti i Modena. Për të shprehur interesin në pjesëmarrje në këto trajnime mund të kontaktoni në adresën e emailit: letsgeps.albania@gmail.com.