Periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës – UNIVERSITETI I TIRANËS

Periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës

Periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës

 

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se me Vendimin e Rektorit nr.47, datë 14.04.2020 (kliko këtu), periudha zgjedhore dhe data e zgjedhjeve për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës pezullohen deri në përfundimin gjendjes së epidemisë së shkatuar nga infeksioni Covid-19.

 

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se me Vendimin e Rektorit nr.21, datë 29.01.2020 (kliko këtu), është shpallur periudha 20 prill 2020-20 maj 2020 si periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe data 20 maj 2020 si datë të zgjedhjeve për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

Rregullorja për Zgjedhjet e Para të Këshillave të Studentëve në Universitetin e Tiranës e miratuar me Vendimin e Senatit Akademik nr. 22, datë 26.06.2019 gjendet në linkun (kliko këtu)

Për më shumë informacion për procedurat zgjedhore lutemi të interesoheni pranë fakulteteve.

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se me Vendimin e Rektorit nr. 211 datë 03.12.2019 (kliko këtu), Vendosi për pezullimin e periudhës zgjedhore për anëtarë të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të UT, deri në një vendim të dytë.

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se me Vendimin e Rektorit nr.200, datë 20.11.2019 (kliko këtu), është shpallur periudha 20 nëntor 2019- 17 dhjetor 2019 si periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe data 18 dhjetor 2019 si datë të zgjedhjeve për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës.