Preparing and Empowering Youth Leaving in Care- Now What

Titulli: Pregatitja dhe Fuqizimi i të rinjve që largohen nga Institucionet e Kujdesit- Now What

Referencë: 2017-3-RO01-KA205-047117

Kohëzgjatja: 01/03/2018-29/02/2020

Programi: ERASMUS +

 

Qëllimi kryesor i projektit “TANI ÇFARË?” është mbështetja e të rinjve që dalin nga institucionet e kujdesit për zhvilluar më të mirën e potencialeve që ata kanë. Projekti do të ofrojë mbështetje për të rinjtë e moshës 16-19 vjeç të cilët janë ose në kujdes ose kanë pak kohë që janë larguar nga institucionet e kujdesit. Projekti ka në fokus rritjen e kapaciteteve të të rinjve në fusha të ndryshme si: strehim, trajnim, mbështetje financiare, ligjor, punësim dhe përfshirje sociale. Pritet që në përfundim të projektit të rinjtë pjesëmarrës në aktivitetet e projektit të rrisin autonominë, dhe zhvillojnë aftësitë jetësore drejtë një jetë të pavarur.

Objektivat specifike:

  • Projekti është i bazuar në idenë që investimi në burime të mjaftueshme, dhe përvetësimi i aftësive themelore të jetës për të rinjtë që largohen nga institucionet e kujdesit është një ndër komponentët më të rëndësishëm për suksesin dhe pavarësinë pas kujdesit.
  • Zhvillimi dhe ndërmarrja e një strategjie gjithëpërfshirëse për t’i mundësuar më mirë fëmijët që janë në indtitucionet e kujdesit që të sigurojnë përmirësime në rezultatet e tyre arsimore, sociale dhe ekonomike. Përgatitja për largimin nga kujdesi do t’u sigurojë të rinjve mundësi për planifikim, zgjidhjen e problemeve dhe mësimin e kompetencave të reja.
  • Zhvillimi i shkathtësive vetjake dhe personale si buxhetimi, menaxhimi i kohës, shëndeti, ushqimi, higjiena dhe zgjidhja e konflikteve

 

Komponentët kryesor të projektit:

 

  • Produkti 1: Analiza e nevojave të të rinjve që largohen nga kujdesi. Qëllimi i analizës është që të vlerësoj nevojat e të rinjve që lënë kujdesin, vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballen gjatë procesit të tranzicionit dhe përshtatshmëria e shërbimeve dhe ofruesve në mbështetjen dhe plotësimin e nevojave.

 

  • Produkti 2: Zhvillimi i materialeve dhe kurrikulës së trajnimit. Qëllimi është krijimi i një kurrikule trajnimi mbi Aftësitë e Jetës që do të ndihmoj të rinjtë që të largohen nga kujdesi që të ndërtojnë marrëdhënie dhe zhvillojnë aftësi që forcojnë kapacitetet e tyre për një funksionim më të mirë në komunitet.

 

  • Produkti 3: Komponenti i Mentorimit. Qëllimi iështë dizenjimi dhe strukturimi i komponentit të mentorimit. Komponenti i mentorimit do t’iu mundësoj të rinjve që lënë institucionet e kujdesit mbështetjen  e një individi të rriutr me të cilin ata do të kenë mundësinë që të zhvillojnë planin individual që do të mbulojë elementët e akomodimit, edukimit, nevojave financiare dhe personale.

 

  • Produkti 4: Workshopet e Aftësisë së Jetës. Workshopet kanë si qëllim që të aftësojnë të rinjtë për ti përgatitur ata për një jetë të pavarur pas largimit nga institucionet e kujdesit.

 

  • Produkti 5: Planet pas Kujdesit. Këto plane do të ndimojnë të rinjtë që lënë institucionet që të zhvillojnë një sens më të fortë të vetës dhe të identitetit të tyre. Planet shërbejnë që të ndihmojnë të rinjëtë që të rrisin besimin në vetvete dhe aftësitë për të bërë një jetë të pavarur dhe për një planifikim më të mirë të përgjegjësisë që ata duhet të marrin tashmë si të rritur.

 

  • Produkti 6: Paketa e standardeve Europiane. Konkluzionet dhe rezultatet e projektit do të mblidhen në një dokument për tu aplikuar në mjedis të tjera kulturore apo kontekste të tjera kombëtare. Ky aktivitet ka si qëllim që të siguroj një produkt që përfshin metodologjinë dhe procesin largimit të të rinjve nga institucionet e kujdesit që më pas kjo praktikë të mund të zbatohet në vënde të tjera të Europës.

 

Partner kryesor: Universitatea de Vest din Timisoara, Rumani

 

Partnerët:

  • Universiteti i Tiranës;
  • Asociatia SOS SATELE Copiilior Romania;
  • Directia Generala de Asistenta Sociala si Protecta Copilului, Timis;
  • Cofac Cooperativa de Formacao e Animacao Cultural CRL, Portugal;
  • Associacao de Amigos da Crianca e da Familia Chao das Meninos, Portugal;
  • Athens Lifelong learning Institute Greece;
  • To Hamogelo Tou Paidiou, Greece;
  • SOS Children Villages, Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *