Prof. Laura Beacher zhvilloi sot dy Workshop-e pranë Rektoratit të UT-së - UNIVERSITETI I TIRANËS

Prof. Laura Beacher zhvilloi sot dy Workshop-e pranë Rektoratit të UT-së

Prof. Laura Beacher zhvilloi sot dy Workshop-e pranë Rektoratit të UT-së

Gjatë ditës së sotme pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës u zhvilluan dy Workshop-e në kuadër të Programit të Formimit Pedagogjik për lektorët e rinj, nga  Prof. Laura Baecher, Hunter College, City University of New York.

“Finding Research Literature:  Utilizing Open Educational Resources”, ishte takimi i parë ku u fol mbi objektivat e kërkimit të literaturës, me një vështrim strategjik duke përdorur burimet dhe metodat e duhura.

Ndërsa tek takimi dytë me temë “The Scholarship of Teaching and Learning (SoTL):  How to publish about your teaching practice”, u fol mbi dimensionet e aktiviteteve që lidhen me mësimdhënien, metoda SoTL, veprimet, sjelljet, qëndrimet dhe motivimi.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Virtuale e Zhvillimit Profesional dhe Trajnimeve, Rektorati i Universitetit të Tiranës.