Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha,  mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “E ardhmja e Vjosës, Digat vs Park Kombëtar” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha,  mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “E ardhmja e Vjosës, Digat vs Park Kombëtar”

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha,  mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “E ardhmja e Vjosës, Digat vs Park Kombëtar”. Të pranishëm në këtë takim ishin shkenctarë kombëtarë e  ndërkombëtarë dhe politkbërës të niveleve të larta.  

Gjatë fjalës së tij, Rektori theksoi rolin e rëndësishëm që duhet të luajnë institucionet e arsimit të lartë në çështjet e mjedisit, si institucionet ku edukohen politikanë, studiues, inxhinierë dhe planifikues të ardhshëm, që vendosin drejtimin e zhvillimit njerëzor. Universitetet, si institucione kërkimore duhet të udhëheqin në promovimin e ekuilibrit mjedisor, duke identifikuar problematika dhe sugjeruar zgjidhje për shoqërinë për t’u orientuar në drejtimin e duhur dhe për të arritur zhvillim të qëndrueshëm.
 
Prof. Dr. Artan Hoxha theksoi se Universiteti i Tiranës angazhohet që të kontribuojë me studime konkrete sa i përket përafrimit të legjislacionit tonë më atë europian, edhe sepse administrimi i ujërave është një nga fushat që ka rregullimin më të gjerë.
 
Universiteti i Tiranës mbështet debatet me vlera shkencore dhe me rëndësi për zhvillimin e vendit në shfrytëzimin e qendrueshëm të pasurive natyrore dhe mbrojtjen e tyre.