Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Saint Louis në Bruksel, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Saint Louis në Bruksel, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

 

Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Saint Louis në Bruksel, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saint Louis në Bruksel, për semestrin e dytë për vitin akademik 2020-2021.

https://www.usaintlouis.be/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Ph.D;

 

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (5 muaj);

– Ph.D (5 muaj);

 

Fushat e studimit:

– Marrëdhënie Ndërkombëtare;

– Shkenca Politike;

Për më shumë informacion mbi katalogun e kurseve referohuni linkut:

https://www.usaintlouis.be/sl/3193.html

Për katalogun e kurseve në gjuhën angleze referohuni linkut;

https://www.usaintlouis.be/sl/984.html

 

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze/frënge);

-Kopje e Pasaportës;

– Foto elektronike;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/frënge);

-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/frënge);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze/ frënge);

-Application form, sipas linkut:

https://www2.usaintlouis.be/public/international/2020-2021/registration_form_en-20-21.pdf

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht – Toefl, Ielts, Cambridge / Frengjisht – Delf, Dalf/ Certifikatë nga pedagogu i lëndës në fakultet);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Saint Louis lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të universitetit pritës, klikoni në adresën:

https://www.usaintlouis.be/fr/pdf/Erasmus/learning_agreement_in.pdf

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Ph.D.: 

– CV + publikime (në gjuhën angleze/frënge);

– Foto elektronike;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/frënge);

– Listë notash doktorature + master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/frënge);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/frënge);

-Application form, sipas linkut:

https://www2.usaintlouis.be/public/international/2020-2021/registration_form_en-20-21.pdf

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht – Toefl, Ielts, Cambridge / Frengjisht – Delf, Dalf/ Certifikatë nga pedagogu i lëndës në fakultet);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Saint Louis lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të universitetit pritës, klikoni në adresën:

https://www.usaintlouis.be/fr/pdf/Erasmus/learning_agreement_in.pdf

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 13 Tetor 2020

Dokumentet duhen dorëzuar të  skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!