Shtyhet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Silesia në Katovicë, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Shtyhet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Silesia në Katovicë, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021. (Kliko këtu)

Universiteti i Tiranës shtyn thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Silesia në Katovicë, Poloni, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të  UT- për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

http://www.writv.us.edu.pl/en/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat e shkëmbimit:

– Komunikim dhe Manaxhim mediash;

 

Kohëzgjatja e bursave:

–      5 ditë + 2 ditët e udhëtimit

 

Bursatpërfshijnë:

–          140 EUR në ditë për stafin;

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distance ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);

-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie i firmosur vetëm nga aplikanti;

*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx

 

Afati për aplikim: 15  qershor 2020

Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara në formation pdf në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *