Si të hapësh një biznes në Shqipëri? - UNIVERSITETI I TIRANËS

Si të hapësh një biznes në Shqipëri?

Pranë ambjenteve të Rektoratit të Universitetit të Tiranës u zhvillua aktiviteti “Si të hapësh një biznes në Shqipëri”.

Të pranishëm në këtë aktivitet, studentët, patën mundësi jo vetëm të hidhnin idetë e reja të biznesit, por edhe të merrnin një trajnim të drejtuar nga Znj. Migena Hasa.

Për disa orë, ata morën orientim dhe këshillime mbi të gjitha fazat nëpër të cilat kalon ideja në realizim konkret. Procedurat e regjistrimit, strukturimit dhe prezantimi në treg ishin në vëmendje të prezantimit.

Në fund të aktivitetit studentët kishin një informacion më të plotë për ecurinë e ideve të biznesit dhe sjelljes në jetë të tyre në Shqipëri.