Sot, më datë 20 Prill 2023, u zhvillua takimi i rradhës i Konferencës së Rektorëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.  - UNIVERSITETI I TIRANËS

Sot, më datë 20 Prill 2023, u zhvillua takimi i rradhës i Konferencës së Rektorëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri. 

Sot, më datë 20 Prill 2023, u zhvillua takimi i rradhës i Konferencës së Rektorëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri. 

Gjatë këtij takimi u diskutuan disa nga çështjet më të rëndësishme me interes të përbashkët për Institucionet e Arsimit të Lartë në vend si : 

  • Komunikimi e vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për ndërmarrjen e disa inisiativave ligjore prej saj, si zhvillimin e programeve të studimit në distancë, përcaktimi i nivelit të kompetencës së njohurive në gjuhën e huaj, për kandidatët që do të zhvillojnë studimet e ciklit të tretë Doktoratë dhe atyre në specializim;     
  • Koordinimi i politikave të përbashkëta dhe dakordësia për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Republikës së Qipros, Greqisë dhe Shqipërisë në kuadër të zhvillimeve Evropiane të Arsimit të Lartë me interes për palët pjesëmarrëse, e më gjerë;  
  • Miratimi në parim i Projekt-Strategjisë për një Universitet miqësor ndaj mjedisit. Anëtarët e Konferencës së Rektorëve rikonfirmuan me miratim unanim, kryesinë e kësaj Konference, duke rizgjedhur Kryetarin aktual, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe 2 (dy) nënkryetarët, Prof. Dr. Skënder Topi dhe Prof. Dr. Tonin Gjuraj. 
    Në përfundim të takimit, Kryetar i Konferencës së Rektorëve iu kërkoi anëtarëve të konferencës, njoftimin e të gjithë studentëve e IAL-ve publike dhe jo publike për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Studentore, në datat 18-19 Maj 2023.