?Universiteti i Tiranës renditet i dyti ?në Kampionatin Ndërkombëtar në “Beach Volleyball”, organizuar në Izrael
?Universiteti i Tiranës u përfaqësua në Kampionatin Ndërkombëtar ASA Izrael (Shoqata Akademike e Sportit), me një grup vajzash në disiplinën “Beach Volleyball”?.
?Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 1 500 studentë nga 25 Universitete ndërkombëtare. Pjesëmarrja në këtë aktivitet u mundësua me mbështetjen financiare të Universitetit të Tiranës.
?Ekipi sportiv i vajzave të Universitetit të Tiranës, në këtë aktivitet ndërkombëtar, u rendit në vendin e dytë?. Dëshirojmë të theksojmë që pjesëmarrja në Kampionatin Ndërkombëtar ASA Izrael (Shoqata Akademike e Sportit) ishte një mundësi e mirë jo vetëm për të shkëmbyer njohuri dhe për të ndarë eksperienca në zhvillimin e sporteve universitare në mbarë botën, por dhe një mundësi për të promovuar misionin dhe vlerat e Universitetit të Tiranës në fushën e sporteve.
?Universiteti i Tiranës do të ofrojnë një mbështetje të vazhdueshme për studentët pasi shëndeti, mirëqenia dhe përvojat që ata fitojnë nga sporti i ndihmojnë të bëhen anëtarë aktivë në shoqërinë tonë.
?Falenderojmë ekipin e vajzave pjesëmarrëse në këtë aktivitet, profesorët dhe
Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve pranë Universitetit të Tiranës për angazhimin në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sportit në institucionet e Arsimit të Lartë.