Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), njofton për, “Thirrje e hapur për aplikim projektesh bilaterale kërkimi shkencor me Kosovën” – UNIVERSITETI I TIRANËS

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), njofton për, “Thirrje e hapur për aplikim projektesh bilaterale kërkimi shkencor me Kosovën”

Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, nënshkruar më 8.03.2010, hyrë në fuqi më datë 1.12.2011, miratuar me VKM Nr. 265 datë 21.04.2010, “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe të shkencës”, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), çel raundin e parë të thirrjeve për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko- shkencore, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Thirrja e parashikuar të mbetej e hapur përgjatë periudhës 15. 05. 2019 deri më 15. 08. 2019 është vendosur të shtyhet deri më datën 15.10.2019. Kjo thirrje është e hapur për të gjithë fushat e kërkimit shkencor dhe për të gjithë kërkuesit shkencorë. Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të aplikojnë duke përmbushur kërkesat dhe formularët standard të aplikimit për projektet bilaterale. Dokumentat do të dorëzohen në versionin hard- copy, pranë Agjencia Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), brenda afatit të parashikuar në këtë njoftim, 15.10.2019. Projekt- propozimet fituese, do të financohen për një afat kohor prej 2- vitesh, me grante të ndara për secilin vitit, të cilat do të jepen sipas kërkesës dhe në përputhje me tabelen financiare bashkelidhur në projekt- propozim. Shuma e grantit për secilin vit, nuk do të jetë më lartë se 3000 EUR, të cilat do të konvertohen në ALL bazuar në kursin e këmbimit në momentin e financimit. Projekt- propozimi, do të përpilohet në gjuhën shqipe dhe do të dorëzohet njëkohësisht nga partnerët e projektit në agjencitë dhe shtetet përkatëse. Në Shqipëri projekt- propozimi, do të dorëzohet në 3 (tri) kopje dhe do të jetë i shoqëruar nga Shkresa Përcjellëse, e cila nënshkruhet nga titullari i institucionit kërkimor. (Lutem referojuni Marrëveshjes si më lart shënohet). Projekt- propozimet do të shqyrtohen dhe me tej vlerësohen, sipas sistemeve të miratuara të vlerësimit në secilin shtet, ndërsa fituesi do të shpallet pas krahasimit të vlerësimeve në të dy shtetet.

Për formatet e projekt-propozimeve lutem klikoni mbi link