Biblioteka digjitale JSTOR - UNIVERSITETI I TIRANËS

Biblioteka digjitale JSTOR

 
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka finalizuar marrëveshjen për abonimin në bibliotekën digjitale JSTOR. 

Biblioteka digjitale JSTOR ofron më shumë se 12 milion artikuj të revistave akademike, 85.000 libra dhe 2 milion dokumenta në 75 disiplina. Kjo bibliotekë digjitale u krijua për të ndihmuar bibliotekat dhe botuesit akademikë të konvertojnë punimet e shtypura në format digjital, të cilat do të ruhen për brezat e ardhshëm. 

Falë marrëveshjes së finalizuar, biblioteka digjitale JSTOR do t’i japë mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore si ajo e biznesit, teknologjisë, ekologjisë, botanikës, shkencave natyrore dhe atyre sociale, drejtësisë, historisë, trashëgimisë kultuorore, gjuhëve të huaja etj. 

 

Për më shumë informacion klikoni në adresën: https://www.jstor.org/