Dita 3, Shkolla Verore 4 "Akademia e Inovacionit" - UNIVERSITETI I TIRANËS

Dita 3, Shkolla Verore 4 “Akademia e Inovacionit”

Në ditën e tretë, Shkolla Verore 4 nisi me një prezantim tek studentetët mbi bursat që Universiteti i Tiranës në kuadër të projekteve të orfruara nga Komisioni Europian si JoinEUSee Penta, Erasmus Mundus dhe së fundmi Erasmus+. Gjithashtu studentë që kanë përfituar nga këto mobilitete, ndanë eksperiencën e tyre nëpërmjet disa videomesazheve të shkurtra. Më tej, u zhvillua trajnimi mbi “Lidershipin”, llojet e tyre, diskutimi se cili model udhëheqjeje është më efektiv etj. Pas kësaj, studentët bënë një vizitë turistike në amfiteatrin e Butrintit, ku eksploruan bukurinë e historinë që mbart kjo trashëgimi natyrore. Në mbrëmje grupet e studentëve prezantuan projekt-idetë, mbi një qasje novative në shërbimet e ofruara nga UT dhe strukturat e saj. Në përfundim të kësaj dite, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së Certifikatave dhe atmosfera kulmoi me “Talent Show”.