Entrepreneur Women’s Day - UNIVERSITETI I TIRANËS

Entrepreneur Women’s Day

Në kuadër të “Javës Globale të Sipërmarrjes” dhe “Ditës së Gruas Sipërmarrëse” Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Zyrat e Karrieres mundësuan aktivitetin “Të inkurajojmë femrat e reja në sipërmarrje”, duke i njohur konkretisht me disa raste suksesi, me strategjitë dhe sfidat e sipërmarrjes së tyre.

Për të treja sipërmarrjet në fjalë ishin përgatitur “case study” si dhe një analizë specifike për secilin biznes, që do t’u shërbente studentëve për të evidentuar strategjitë e ndjekura dhe sfidat e përballura dhe për t’i prezantuar ato përpara përfaqësueseve përkatëse.

Çdo grup analizoi nje sipërmarrje të caktuar dhe diskutoi çdo detaj drejtpërdrejt me sipërmarrësen përkatëse. Në përfundim të kohës së përcaktuar, secili grup paraqiti një strategji inovatore për vazhdimësinë e biznesit, duke e vënë veten në rolin e një sipërmarrëse.