Hapet thirrja për aplikim për bursa Erasmus+ për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Mehmet Akif Ersoy, Turqi – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim për bursa Erasmus+ për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Mehmet Akif Ersoy, Turqi

Hapet thirrja për aplikime për bursa për për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Mehmet Akif Ersoy, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Print)

 

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Mehmet Akif Ersoy, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

https://www.mehmetakif.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie/trajnim;

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;

Fushat e studimit:

  • Biologji;
  • Gjuhë Turke dhe Literaturë;
  • Histori;
  • Ekonomi;
  • Mësuesi e gjuhës angleze;

 

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/turke);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/turke);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/turke niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie/trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Training_outgoing.docx

 

 

*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie/trajnim është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies/trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 24 Shkurt 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!