Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pavias, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pavias, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pavias, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 (Print)

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pavias, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

https://web.unipv.it/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve të vitit të dytë të nivelit Master për kërkimin e temës së diplomës;

Kohëzgjatja e bursave:

– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

-Fizikë;

Për më shumë informacion klikoni në adresën:

http://www.unipv.eu/site/home.html

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master: 

– CV (në gjuhën angleze ose italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane);

– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës italiane ose angleze në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

-Letër miratimi nga pedagogu juaj udhëheqës në UT, ku specifikohet tema juaj e përzgjedhur (në gjuhën shqipe);

– Dokumenti Learning Agreement*

 

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të kryeni në Universitetin e Pavias kërkim për të njëjtën temë diplome me atë që do të kryenit në fakultetin tuaj për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Afati për aplikim: 3 Shkurt 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!